“Nuk këndoj më!”/ Këngëtari Gëzim Nika rrëfen bisedën e fundit me Parashqevi Simakun

Aktualitet

“Nuk këndoj më!”/ Këngëtari Gëzim Nika

Këngëtari i mirënjohur shqiptar Gëzim Nika, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, zbuloi më shumë detaje për jetën e Parashqevi Simakut në SHBA.

Takimi i fundit me Simakun ka qenë në vitin 2008, tha Nika, ndërsa rrëfeu se Parashqevia i ka thënë se nuk do të këndojë më.

Në lidhje me ish-bashkëshortin e saj, Nika tha se ky i fundit ka deklaruar se ka jetën e tij, ndërsa theksoi se nuk kishte asnjë informacion për djalin e ikonës së muzikës shqiptare.

“Dua të përshëndes dhe uroj Benin (vëllain e Parashqevisë). Ajo (Parashqevia) tani ka nevojë për pasaportë. Duhet t’i bëjë gjërat nga fillimi. Kam pasur bashkëpunim që në ‘88. Kemi lajmëruar Fadil Berishën, më pas më thgirri Berni dhe folëm. E kemi kërkuar shumë herë, por nuk e gjetëm. Tani në fund më thotë Beni ‘më bën një garanci’. ‘Po’ i thashë, erdhi në shtator.

Kur e kam parë më ka rënë lot nga sytë. Filloi të këndonte me mua. Kur u bë recitali në vitet ’90 më çuan mua dhe Parashqevinë 1 muaj në Zvicër. Koncertin e fundit që kemi bërë ka qenë unë, Anxhelina dhe Aurela. Kam biseduar në vitin 2008 më të. E thirra dhe më tha “nuk këndoj më”. I shoqi ka thënë “unë kam jetën time”, kishte një nuse 36-37 vjeçe. Për djalin s’di gjë.”, tha Nika

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion