Roskovec/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten në fshatin Kuman (EMRAT)

Aktualitet

Roskovec/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kurjan të Fierit, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka vrarë veten.

Sipas të dhënave të para, ai ka përdorur një armë gjahu dhe gjithçka ka ndodhur brenda banesës së tyre.

Informacionet  e para bëjnë me dije se çifti ishin rreth të 80-va dhe është arritur identifikimi i tyre. 

Çifti i bashkëshortëve janë identifikuar si Shefit Rrapaj dhe Dashuri Rrapaj.

Arsyet e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe për të kuptuar çfarë ka ndodhur.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

 



ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion