Nis seanca gjyqësore për kryebashkiakun, Veliaj nuk paraqitet në gjyq, merr avokat ish-deputetin e PS

Aktualitet

Nis seanca gjyqësore për kryebashkiakun, Veliaj nuk paraqitet në

Ka nisur seanca e dytë gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj, si dhe 29 të bashkëpandehurve të tjerë.

Edhe në këtë seancë, Veliaj nuk është paraqitur fizikisht në sallën e Gjykata e Posaçme, ndërsa është përfaqësuar nga avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku.

Në seancë janë të pranishëm janë edhe prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Sipas deklaratës së bërë nga vetë Veliaj, ai ka kërkuar të mos jetë i pranishëm në këtë seancë dhe të përfaqësohet nga avokati i tij i ri, ish-deputeti i PS-së Plarent Ndreca.

“Deklaroj se nuk dua të paraqitem sot në këtë seancë dhe dua të përfaqësohem nga avokati im Plarent Ndreca”, mësohet të jetë shprehur Veliaj./Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion