Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët

Aktualitet

Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e

Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri më sot, arrin rreth 104.3 mln euro shuma e kursyer nga individët dhe bizneset nga zbatimi i tatimit të reduktuar në 5%.

Të dhënat janë bërë publike nga administrata tatimore.

Nga procesi i rivlerësimit mund të përfitojnë si ata individë që kërkojnë të shesin një pasuri të paluajtshme, por edhe ata që pronat i kanë regjistruar me vlerë më të ulët se tregu.

Në të dyja rastet, tatimi i llogaritur (nga diferenca e vlerës së mëparshme të regjistruar të pronës dhe vlerës së re të shitjes apo tregut, tatimi që do të paguhet do të jetë 5% nga 15% që aplikohet në periudha të zakonshme.

“104.3 milionë euro kosto fiskale e kursyer nga tatimpaguesit gjatë periudhës Mars–Qershor 2026, falë rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.

Rivlerësimi u ka mundësuar individëve dhe bizneseve të përfitojnë nga tarifat e reduktuara të parashikuara në ligj, duke ulur ndjeshëm koston fiskale që do të paguanin në rast të transferimit të pronës”, sqarojnë tatimet.

Sipas administratës tatimore afati për kryerjen e rivlerësimit përfundon më 31 Dhjetor 2026.

Po ashtu deri në mesin e muajit qershor sipas të dhënave të publikuara nga Tatimet shuma e kursyer nga qytetarët dhe individët nga tatimi 5% ishte 84 mln euro./MONITOR

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion