Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri, ja parashikimi për ditën e sotme

Aktualitet

Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri, ja parashikimi për

Moti në vendin tonë ditën e sotme do preket nga i nxehti afrikan. Sipas MeteoAlb, për pasojë paraditja do të vijojë në ndikimin e kthjellimeve, por duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen të dukshme në zonat përgjatë kufirit lindor edhe pse mundësia për reshje është shumë e ulët.

Parashikohet që mbrëmja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike për zonat malore, ndërsa bregdeti mbetet me kthjellime. Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 17°C në zonat malore deri në 37°C në zonat e ulëta. Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion