E rëndë në Tiranë, vdes tragjikisht 47-vjeçari pasi ra në kontakt me energjinë elektrike

Aktualitet

E rëndë në Tiranë, vdes tragjikisht 47-vjeçari pasi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë. Policia njoftoi se një 47-vjeçar ndërroi jetë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:15 të ditës së djeshme.

“Tiranë/Informacione paraprake. Rreth orës 21:15, në rrugën “Fitnete Rexha” dyshohet se si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike ka humbur jetën shtetasi I. Xh., rreth 47 vjeç ( i cili vuante nga probleme të shendetit mendor).

Rreth orës 22:00, në zonën e Ali Demit, mjeti motorr me drejtues shtetasin O. S., 34 vjeç ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar, rreth 65-vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion