Rikthehet "ëndrra amerikane”/ Shqiptarët mund të aplikojnë sërish për programin e lotarisë, ja kriteret

Aktualitet

Rikthehet "ëndrra amerikane”/ Shqiptarët mund të

Pas një ndërprerje njëvjeçare, shqiptarët do të kenë sërish mundësi të aplikojnë për programin e lotarisë amerikane, i njohur si Diversity Visa Lottery.

Sipas njoftimeve zyrtare nga U.S. Department of State, këtë vit janë parashikuar disa ndryshime në proceduarat e aplikimit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe shmangien e abuzimeve me aplikime të shumëfishta apo fiktive.

Ndër ndryshimet kryesore, përfshihet vendosja e një tarife simbolike aplikimi prej rreth 1 euro, detyrimi për të pasur një pasaportë të vlefshme në momentin e aplikimit, dorëzimi i një fotografie të kohëve të fundit, si dhe kërkesa për identifikim më të saktë të aplikantit.

Po ashtu, janë bërë disa ndryshime teknike në formularin e aplikimit, si zëvendësimi i termit “Gender” me “Sex” dhe përdorimi i “Date of Birth” në vend të “Age”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion