E rëndë në Itali, shqiptarja i hedh helm minjsh vjehrrës në ushqim, tenton disa herë ta vrasë

Bota

E rëndë në Itali, shqiptarja i hedh helm minjsh vjehrrës

Një grua shqiptare 48-vjeçare akuzohet se ka tentuar të vrasë vjehrrën e saj duke i dhënë helm për minj në ushqim. Ngjarja ka ndodhur në Savona, Itali.


Ndaj 48-vjeçares është vendosur masë sigurie nga gjykata, me kërkesë të Prokurorisë, për akuzën e tentativës për vrasje.

Sipas autoriteteve, gruaja është urdhëruar të largohet nga banesa dhe i është ndaluar t’i afrohet vjehrrës, një 73-vjeçare me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, ndaj saj është vendosur edhe mbikëqyrja me byzylyk elektronik.



Hetimet nisën pasi e moshuara ishte shtruar disa herë në spital. Analizat mjekësore zbuluan prani të substancave toksike në gjak, që lidhen me përdorimin e zgjatur të helmit për minj.

Sipas hetuesve, nusja, e vetmja që kujdesej për të moshuarën, dyshohet se ia ka dhënë disa herë helmin duke e përzier me ushqimin. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një paketë helm për minj, substancë që përputhet me atë të gjetur në organizmin e vjehrrës.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion