Rikthehen rreshjet e shiut/ Rrëshqitje gurësh në tunelin e Shkopetit, dëmtohet muri mbajtës

Aktualitet

Rikthehen rreshjet e shiut/ Rrëshqitje gurësh në tunelin e

Pas ditëve me temperatura ekstreme dhe të nxehtë afrikan, reshjet e para të dendura kanë sjellë probleme në disa zona të vendit. Një rrëshqitje gurësh është regjistruar gjatë natës në hyrje të tunelit të Shkopetit, në rrugën nacionale Burrel–Milot.

Për shkak të rrëshqitjes, segmenti rrugor u bllokua për rreth një orë, duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat e policisë dhe kompania e mirëmbajtjes së rrugës që operon në segmentin Skuraj–Peshkopi. Pas ndërhyrjes, u bë pastrimi i gurëve dhe u rivendos normaliteti në trafik.

Sipas informacioneve paraprake, është dëmtuar edhe një pjesë e murit mbajtës të rrugës, pranë zonës së hidrocentralit të Shkopetit. Autoritetet po ndjekin nga afër situatën dhe pritet një vlerësim teknik për gjendjen e infrastrukturës në këtë segment, i cili mbetet i rrezikuar nga fenomenet natyrore pas reshjeve intensive.

ME TE LEXUARAT