Ekzekutoi partneren 21 vjet më të madhe në Pogradec, lëshohet urdhër arresti për 31-vjeçarin, zbardhet dinamika

Aktualitet

Ekzekutoi partneren 21 vjet më të madhe në Pogradec,

Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua më herët nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së 52 vjeçares, Kozeta Teço.

Gjatë marrjes në pyetje, Selmani ka mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar autorësinë për krimin, por policia dhe prokuroria e Korçës ka grumbulluar prova të mjaftueshme të cilat dokumentojnë të gjithë dinamikën nga momenti i kryerjes së krimit, deri në largimin e autorit nga banesa e 52 vjeçares.

Nga hetimet rezulton që autori i krimit, mbrëmjen e së dielës, ashtu si çdo natë tjetër, e kishte kaluar në shtëpinë e 52 vjeçares me të cilën kishte një lidhje prej disa vitesh.

Dyshohet se mes çiftit të ketë pasur një grindje të çastit, e cila ka degraduar në dhunë fizike të Selmanit ndaj 52 vjeçares dhe në fund përfundoi me vrasjen e partneres dhe djegien e banesës.

Autori i krimit njihej nga policia si përdorues i lëndëve narkotike, për shkak të të cilave ai shpesh herë shfaqte simptoma depresioni.

Nga ana tjetër edhe viktima kishte shfaqur kohët e fundit probleme të shëndetit mendor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion