Revolta në ditën e 99-të, qytetarët vijojnë marshimin: Studentët kërkojnë revolucion! Shqipëria e rinisë, jo e partisë

Aktualitet

Revolta në ditën e 99-të, qytetarët vijojnë marshimin:

Marshimi i qytetarëve vijon në Tiranë në ditën e 99-të të revoltës antiqeveritare, ndërsa studentët dhe të rinjtë kanë përcjellë mesazhe për ndryshim dhe kundër politikës.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjen “Studentët kërkojnë revolucion!”, ndërsa një tjetër slogan i brohoritur prej tyre ishte “Shqipëria e rinisë, jo e partisë!”

Të rinjtë kanë qenë në fokus të marshimit, duke u kërkuar bashkëmoshatarëve dhe jo vetëm që t’u bashkohen çdo ditë e më shumë, për të arritur kërkesën kryesore dhe të panegociueshme të tyre, dorëheqjen e kryeministrit.

Protestuesit kanë bërë gjithashtu thirrje për vijimin e qëndresës gjatë muajit shtator dhe për përshkallëzimin e protestës në forma të mosbindjes civile.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion