Reshjet në juglindje të vendit! Dardha “vishet me të bardha”, bora deri në 15 centimetra

Aktualitet

Reshjet në juglindje të vendit! Dardha “vishet me të

Vijojnë reshjet e dëborës në juglindje të vendit, ku ka rreth 2 cm dëborë në qytet ndërsa në zonat e tjera trashësia arrin deri në 15 cm.

Deri më tani, në fshatin turistik të Dardhës trashësia e borës ka arritur rreth 15 cm. Qarkullimi në këtë segment bëhet me goma dimërore.

Sa ju përket akseve nacionale Korçë-Ersekë dhe Korçë-Kapshticë, trashësia e dëborës ka arritur në 10 cm, ndërsa në fshatin e Voskopojës deri në 15 cm.

Aktualisht nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve, po punohet në të gjitha segmentet për pastrimin e tyre megjithatë drejtuesit duhet të kenë kujdes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion