Reshjet e para të borës edhe në Korçë, fillon pastrimi i akseve rrugore në Voskopojë dhe Dardhë

Aktualitet

Reshjet e para të borës edhe në Korçë, fillon

Në qarkun Korçë reshjet pas mesnate kanë qenë në formën e dëborës. Grupet e punës të kontraktorëve me mjetet borëpastruese ishin në terren gjatë natës dhe vijojnë të punojnë për pastrimin e dëborës dhe kriposjen në akset rrugore Qafë-Thanë-Lin, Korçë-Ersekë (aksi i vjetër), Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë dhe Maliq-Lozhan-Moglicë.

Qarkullimi vijon normalisht dhe çdo aks po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion