Mbante armë zjarri pa leje në banesë, përfundon në pranga 42-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Mbante armë zjarri pa leje në banesë, përfundon në

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për [posedim të armëve të zjarrit.

Në banesën e 42-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një armë zjarri automatik, një pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

Njoftimi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Princ Vidi” një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në adresën e dhënë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. H., 42 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dy armët e zjarrit, njëra prej tyre me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion