Reshjet e breshërit sa një grusht përfshijnë këtë qytet të Shqipërisë, prishet moti
Lajmifundit
/
3 Shtator 2026, 17:28
Aktualitet

Reshje breshëri kanë përfshirë për rreth 30 minuta zonat e sipërme të Bracanjit dhe fshatin Dobranj, në Devoll. Ende nuk dihet nëse janë dëmtuar kulturat bujqësore. Vlerësimi i situatës pritet të bëhet gjatë mëngjesit të ditës së nesërme.
Në terren pritet të shkojnë specialistë të cilët do të verifikojnë nga afër pasojat e breshërit dhe dëmet e mundshme në tokat bujqësore.
Deri në këto momente, nuk ka një bilanc zyrtar për dëmet, ndërsa vlerësimi në terren pritet të japë një pasqyrë më të qartë të situatës.


