Reshje të mëdha bore në Peshkopi e Kukës, probleme me qarkullimin e mjeteve

Aktualitet

Reshje të mëdha bore në Peshkopi e Kukës, probleme me

Qyteti i Peshkopisë është përfshirë nga reshje të dendura të borës mbrëmjen e kësaj të shtune.

Aktualisht trashësia ka arritur deri në 15 centimetra në qytet, ndërsa në zonat e thella malore deri në 40 centimetra.

Probleme me qarkullimin e automjeteve janë shfaqur në aksin rrugor Maqellarë – Peshkopi dhe Peshkopi – Kukës.

Sipas raportimeve shumë mjete kanë mbetur të bllokuar për shkak të pranisë së madhe të borës dhe duke mos qenë të pajisur me goma dimërore e zinxhirë e kanë patur të pamundur të lëvizin drejt qytetit të Peshkopisë.

Problemet me të mëdha janë në aksin Peshkopi – Kukës teksa mësohet se në Njësinë Administrative Kala e Dodës, trashësia e borës ka arritur 40 centimetra.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion