RENEA neutralizon 71-vjecarin, qëlloi me armë nga ballkoni i banesës dhe u ngujua

Aktualitet

RENEA neutralizon 71-vjecarin, qëlloi me armë nga ballkoni i

Forcat speciale RENEA kanë arritur të arrestojnë 71-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri nga ballkoni i banesës në katin e parë të një pallati.

Edmond Naska raportohet se nuk ka pesuar lëndime gjate neutralizimit nderkohe qe po shoqërohet në spital per tu ekzaminuar gjendja e tij.

Forcat RENEA arritën të hynin brenda banesës duke shkulur kangjellat e ballkonit dhe më pas duke thyer xhamat, pasi i moshuari kishte mbyllur derën.

Në momentin e ndërhyrjes së RENEA-s, qytetari ka mbyllur derën e banesës, ndërsa policia rrethoi zonën. 71-vjeçari nuk ka bërë asnjë reagim kur iu vendosën prangat.

RENEA neutralizon 71-vjecarin, qëlloi me armë nga ballkoni i

“RENEA neutralizon dhe vë në pranga 71-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri, në ajër, nga ballkoni i banesës së tij. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, me krehër me municion luftarak. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 16, ku shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, qëlloi me armë zjarri, në ajër, nga ballkoni i banesës së tij, ju bëjmë me dije se:

Me mbërritjen e njësive speciale RENEA, është krijuar perimetri i afërt i sigurisë, si dhe është negociuar me 71-vjeçarin, për t’u dorëzuar. Pas negociatave, 71-vjeçari është dorëzuar dhe më pas është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur arma e zjarrit kallashnikov, me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion