RENEA e ekstradoi nga Greqia, lihet në fuqi “arresti me burg” për Laert Haxhiun

Aktualitet

RENEA e ekstradoi nga Greqia, lihet në fuqi “arresti me burg”

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për Laert Haxhiun.

Masa e parë u la për atë që njihet si masakra e Lushnjes, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Masa e dytë mbi dëshminë e Artan Tafanit, që tregoi disa ngjarje të rënda kriminale, ku i përfshirë rezulton dhe Haxhiu.

Laert Haxhiu u ekstradua më 3 korrik nga Greqia drejt vendit tonë nën masa të rrepta sigurie me pranine e forcave speciale policore ne Kakavije.

Haxhiu u arrestua në Greqi më 23 maj të vitit të kaluar kur po drejtonte nje automjet me dokumente gjeorgjiane.

Njoftimi i policise:

32-vjeçari, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale si: "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal", "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Falë bashkëpunimit shumë të mirë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u bë i mundur ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, Laert Haxhiu, 32 vjeç.

32-vjeçari është sjellë në Kakavije, në masa të larta sigurie, nga Policia greke dhe është marrë në dorëzim në Kakavije, nga Forcat Speciale “RENEA”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi:

-Gjykata e Lushnjës, në vitin 2017, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", mbetur ne tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi Laert Haxhiu, më datë 25.09.2016, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Xh. Sh. dhe S. Xh.;

-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ka denuar me burgim të perjetshëm, per veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal", "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike".

ME TE LEXUARAT