Rendi i ditës, ‘mollë sherri’/ Plas debati, ndërpritet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës

Aktualitet

Rendi i ditës, ‘mollë sherri’/ Plas debati,

Ndërpritet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Një mbledhje e cila u nis me debate që në fillimin e saj dhe përfundoi si e tillë.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak u anulua për shkak se nuk u mblodhën votat e mjaftueshme për të miratuar rendin e ditës. Sipas këshilltarëve të opozitës, rendi i ditës kishte shumë pika për diskutim, 21 pika të përcaktuara dhe gjithashtu edhe pikat e ndryshme. Kjo gjë bëri që të nisnin diskutimet në sallë për sa i përket fluksit të lartë të pikave për diskutim në rendin e ditës.

Elpiniqi Merkuri, kryetare e Këshillit Bashkiak të Vlorës, pas diskutimeve mes këshilltarëve e kaloi rendin e ditës në votim. Prej procesit të votimit u numëruan 25 vota pro për rendin e ditës, çka bëri që ky rend dite të mos kalojë, duke u “djegur” për një votë. Sipas legjislacionit në fuqi, që një rend dite të kalojë duhet të ketë të paktën 50%+1 votë të numrit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak, më konkretisht 26 vota në total.

Pas votimit ka nisur largimi nga salla e Këshillit Bashkiak nga opozita. Atird Hoxha, kreu i këshilltarëve të opozitës, sqaron përse u anulua rendi i ditës dhe faktin përse janë larguar nga salla. Nesër në orën 9 të mëngjesit është vendosur që të mblidhet sërish Këshilli Bashkiak për të votuar kalimin e ndihmës ekonomike, teksa pritet të përcaktohet data se kur do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion