Adriano Celentano mbështet Ermal Metën dhe emocionon me deklaratën për këngëtarin shqiptar

Showbiz

Adriano Celentano mbështet Ermal Metën dhe emocionon me

Legjenda e muzikës italiane, Adriano Celentano ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Ermal Metën, i cili konkurron në Sanremo 2026 me këngën “Stella stellina”. “Stella stellina” është një ninullë e fuqishme që trajton temën e luftës dhe është një dedikim prekës për fëmijët e Gazës.

Lëvdatat e Celentanos nuk kaluan pa u vënë re dhe e nxorën më tej në pah Ermal Metën, i cili tashmë konsiderohet si një nga yjet e këtij edicioni të Festivalit. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, Celentano ka vlerësuar maksimalisht artistin me origjinë shqiptare, Ermal Meta, duke e cilësuar performancën e tij si një triumf të padiskutueshëm. Në postimin e tij, Celentano shprehet:

Bravo Ermal! Kënga jote është shumë e bukur! Dhe ti e ke kënduar aq mirë sa është thuajse e pamundur që ti të mos fitosh! Adriano Celentano.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion