SPAK zbulon rrugët e trafikut të kokainës nga grupet shqiptare prej Amerikës së Jugut në BE

Aktualitet

SPAK zbulon rrugët e trafikut të kokainës nga grupet shqiptare

Raporti vjetor i SPAK për vitin 2023 të publikuar nga SPAK ka zbërthyer rrugët e trafikut të drogës, e në veçanti të kokainës nëpër botë.

Në hartën e përcaktuar nga Prokuroria  e Posaçme, grupet shqiptare të trafikut janë të përqendruara në Amerikën e Jugut, por edhen në Lindjen e Mesme ku sigurojnë kokainën, heroinën dhe marijuanën.

E pikërisht nga këto vende këto grupe kanë arritur të blindojnë edhe rrugën për t’i sjellë lëndët narkotike drejt Shqipërisë drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë e vendeve të tjera të BE-së. Janë pikërisht grupet kriminale shqiptare, sipas SPAK, që të pozicionuara shumë mirë në Amerikën e Jugut kanë konkurruar edhe organizatat vendase të krimit atje, duke krijuar akses në nivele të larta qeveritare, të korruptojnë segmente të agjencive ligjzbatuese dhe të krijojnë mekanizma mbrojtës efektiv.

Nga Amerika e Jugut këto grupe mbajnë lidhje me grupet kriminale shqiptare që janë aktive në Vendet e Bsashkimit Europian, Mbretërinë e Bashkuar dhe Ballkanin Perëndimor dhe përmes porosive apo degëve që kanë në tregjet kriminale të këtyre vendeve, marrin përspër sjelljen e sasive të konsiderueshme të kokainës, madje edhe të një cilësie shumë të pastër.

Portet kryesore që përdorin grupet shqiptare të drogës me seli në Amerikën e Jugut janë ato të Xhoja Tauro Itali, Roterdam në Holandë, Anterp në Belgjikë, Algesiras në Spanjë, Pireu në Greqi si dhe Tivari në Malin e Zi si edhe porti i Durrëst në vendin tonë, i cili gjithashtu siç thuhet në raportin e SPAK, po përdoret edhe nga grupet kriminale të Maqedonisë së Veriut për trafikimin e sasive të konsiderueshme të kokainës drejt Italisë e më pas vendeve të tjera të BE-së.

Në raport theksohet gjithashtu se krerët shqiptarë të organizatave të drogës kanë shfrytëzuar Francën për tu fshehur kur ndiqen penalisht në Shqipëri. Më të lehtë ata e kanë të investojnë paratë e ardhura nga aktiviteti kriminal në Spanjë, ndërsa Gjermaninë e përdorin si vend për të kryer përzierjen e drogërave të forta. Një tendencë e re është edhe shtrirja e aktivitetit kriminal në vendet skandinave si Danimarka, Norvegjia dhe Suedia.

Raporti i SPAK: Grupet kriminale bashkëpunim me oficerë të policisë dhe zyrtarë të drejtësisë në 2023

SPAK zbulon rrugët e trafikut të kokainës nga grupet shqiptare

Në raportin vjetor të publikuar nga SPAK, prokurorët deklarojnë se ajo që vërehet ndër të tjera, është një bashkëpunim i grupeve kriminale edhe me oficerët e policisë së shtetit të rangjeve të ndryshme në territorin shqiptar.

Në këtë raport shtohet se bashkëpunimi është po ashtu edhe me funksionarë të organeve të drejtësisë, të cilët kanë luajtur role të ndryshme, duke filluar që nga dekonspirimi i operacioneve policore, njoftimi për personat kundërshtar të vënë në shënjestër nga grupet kriminale, dhënie informacioni për individë të ndryshëm, dhe aktivitetet të tjera në pengimin e drejtësisë.

Më tej në raport theksohet se veçoritë më specifike të grupeve kriminale shqiptare janë anëtarësia mesatare e pjesëtareve të grupit prej 15-25 personash.

Grupet kriminale shqiptare janë kryesisht poli-kriminale, ku përfshihen kryesisht trafiku i narkotikeve, vrasjet, rrëmbimet, mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit etj..

Dhuna, e cila thotë SPAK është një veçori në zbehje, mbetet një karakteristikë tjetër e grupeve kriminale shqiptare.

Kryesisht dhuna përdoret nga grupe me strukture hierarkike, te cilat bazohen ne lidhje gjaku dhe familjare, dhe të cilat janë në konflikt për kontroll territori ose konkurrence për tregje kriminale.

Grupet shqiptare të cilat e kanë këtë veçori, janë kryesisht grupe, të cilët kanë aktivitet të konsoliduar në një territor të caktuar, por të cilat kanë gjithashtu shtrirje dhe aktivitet kriminal edhe në tregjet kriminale ndërkombëtare.

Në rastet e kryerjes së veprimtarisë në tregjet ndërkombëtare kriminale, grupet shqiptare bashkëpunojnë edhe me grupe të tjera për shërbime

të cilat nuk mund të mbulohen prej tyre. SPAK thotë në një karakteristikë shqetësuese është dhe përfshirja e personave ky në jetën komunitare, siç janë edhe Kryetarët e Fshatrave (kryepleqtë), të cilat janë përfshirë qoftë drejtpërdrejtë në aktivitete kriminale ose në mënyrë indirekte duke shpërdoruar detyrën ose duke mos kallëzuar krimin./tch

ME TE LEXUARAT