Gjendet i vdekur 42-vjeçari në Prizren, dyshimet e para

Kosovë&Rajon

Gjendet i vdekur 42-vjeçari në Prizren, dyshimet e para

Një person pa shenja jete është gjetur në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha për mediat e Kosovës se viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

“Më datë 05.04.2024 , rreth orës 00:30, në shtëpinë e tij në rrugë ‘Petro Nino Luarasi’, në Prizren nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës mashkull 42 vjeçar (R.O.)

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga familjarët është deklaruar se edhe më herë ka pas probleme shëndetësore. Sipas familjarëve dhe mjekëve kujdestar, në bazë të shenjave cilësohet si vdekje natyrale”, theksoi ai.

ME TE LEXUARAT