Raporti i prokurorisë, ja qyteti me koeficientin më të lartë të kriminalitetit në Shqipëri

Aktualitet

Raporti i prokurorisë, ja qyteti me koeficientin më të lartë

Raporti i Prokurorise se përgjithshme për vitin 2023 tregon se përqindjen më të ulët të koeficientit të kriminalitetit në vitin 2023 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë.

KOEFICIENTËT E KRIMINALITETIT PËR 100,000 BANORË

Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2023 është 872, ndërsa në vitin 2022 koeficenti i kriminalitetit ka qenë 920.

Në lidhje me koeficientet e kriminalitetit për 100,000 banorë sipas qarqeve, të dhënat statistikore rezultojnë si më poshtë:

-Në qarkun Berat që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë në vitin 2023 është 672;

-në qarkun Dibër që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 523;

-në qarkun Elbasan që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 583;

-në qarkun Fier që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 758;

-në qarkun Gjirokastër që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1154;

-në qarkun Korçë që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 809;

-në qarkun Kukës që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 797;

-në qarkun Lezhë që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1209;

-në qarkun Shkodër që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 844;

-në qarkun Vlorë që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1301 dhe në qarqet Tiranë e Durrës që përfshijnë Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e Durrës koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 917.

ME TE LEXUARAT