Rama për zjarret: Situata e përmirësuar falë sakrificave, neveri për “lehaqeniet” që vazhdojnë avazin

Aktualitet

Rama për zjarret: Situata e përmirësuar falë sakrificave,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se gjendja është përmirësuar falë përpjekjeve dhe sakrificave të ekipeve në terren, megjithëse rreziku mbetet i pranishëm.

Në një postim në rrjete sociale, ai ka përmendur veçanërisht situatat më të vështira në Delvinë dhe Gramsh, duke shprehur falënderime për ata që po punojnë në vijën e parë.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve”, ka shkruar kryeministri.

ME TE LEXUARAT