Rama në konferencë: I lumtur që revolucionin digjital në rajon e mbulon gjuha shqip!

Politikë

Rama në konferencë: I lumtur që revolucionin digjital në

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, e në nisje të fjalës shprehu kënaqësinë që revolucionin digjital në rajon, pothuajse e mbulon gjuha shqipe.

Për t’i bërë pritë ndonjë arsyeje për debat apo provokim rajonal, Rama tha se në këtë konferencë është i pranishëm edhe kreu i AKSH-it të Kosovës, por nuk ka qenë pjesë e panelit, për shkak se është konferencë e një niveli politik.

“Më vjen shumë mirë që të gjithë fronin e revolucionit digjital në rajonin tonë pothuajse e mbulon gjuha shqipe. Duke pasur parasysh që këtu është dhe drejtuesi i AKSH të Kosovës, por nuk ishte në panel sepse ishte një nivel përfaqësimi politik, atëherë bëhet shumë e qartë hegjemonia e gjuhës shqipe në të ardhmen digjitale të rajonit.

Uroj që të mos kthehet në një arsye për të prodhuar një debat në një provokim rajonal”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion