Aeroporti i Tiranës i pari në rajon, Rama: 6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj

Politikë

Aeroporti i Tiranës i pari në rajon, Rama: 6 milionë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ka kryesuar aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Për këtë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, aeroporti ka regjistruar rreth 6 milionë pasagjerë, duke shënuar një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026”, shkruan Rama.

Rritja e numrit të pasagjerëve vjen në një periudhë kur Shqipëria vijon të shënojë fluks të lartë udhëtarësh dhe turistësh, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet pika më kryesore e hyrje-daljeve në vend.

Shifra prej 6 milionë pasagjerësh në vetëm gjashtë muaj nënvizon ritmin e lartë të aktivitetit të aeroportit dhe rritjen e trafikut ajror krahasuar me vitin e kaluar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion