Rama falenderoi Putinin, Basha: Tallje për Evropën! Shqipëria meriton më shumë

Aktualitet

Rama falenderoi Putinin, Basha: Tallje për Evropën! Shqipëria

Lulzim Basha, kreu i Demokratëve Euroatlantikë e ka quajtur lajm të mirë çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grup-kapitullin e parë. Por ai akuzon kreun e qeverisë Edi Rama se të falenderosh Putinin për këtë hap është tallje për Evropën dhe shqiptarët.

Edi Rama më herët ditën e sotme, teksa ndodhej në Luksemburg tha se ky është një moment i veçantë për Shqipërinë, dhe ndodhi edhe falë Putinit.

Rama: Ky moment është i veçantë dhe më duhet të them dhe falë edhe Vladimir Putinit, i cili për shkak të luftës mizore të agresionit, zgjoi nga gjumi edhe më skeptikun dhe i bëri të shohin realitetin që Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për një BE më të fortë, po aq sa BE, konstelacioni i BE është i nevojshëm për Ballkanin Perëndimor.

Basha në reagimin e tij shkruan se prej 2012 kur u sugjerua hapja e negociatave, u deshën 12 vjet për ta zhbllokuar këtë proces. Tani, thotë ai, do të jetë në dorë të shqiptarëve, nëse duan të presin edhe dhejtëra vite deri në përmbylljen e këtij procesi apo do të zgjedhiun një qeveri, që sipas tij, mendon për popullin.

Basha: Hapja e negociatave pa asnjë diskutim është një lajm i mirë për Shqipërinë. Por, të falenderosh Putinin për këtë hap është tallje për Europën dhe shqiptarët. Negociatat u vonuan fillimisht për shkak të destruktivitetit të Edi Ramës në opozitë, e më pas se ai bëri gjithçka për të mbrojtur bashkëpunëtorët e korruptuar dhe inkriminuar.

Në një kohë kur Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara të Europës, ku si asnjë kryeministër tjetër në Europë Edi Rama veshi kriminelët me pushtet, ministra e zëvendës kryeministri i tij janë dënuar dhe nën hetim për korrupsion, lidhje me krimin e pastrim parash, negociatat do të shërbejnë edhe si mjet shtesë monitorimi për Shqipërinë dhe shpresojmë edhe si garanci për t’i ndalur planet e qeverisë Rama për të penguar punën e SPAK, për të çuar para drejtësisë zyrtarët e përfshirë në krim dhe korrupsion.

Që prej 2012-ës, kur u sugjerua hapja e negociatave, u deshën 12 vjet për ta zhbllokuar këtë proces. Tashmë do të jetë në dorë të shqiptarëve nëse do të presin edhe dhjetra vite deri në përmbylljen e këtij procesi, me një kryeministër që hallin e vetëm ka pushtetin e tij, apo do të zgjedhin të ecin më shpejt, duke zgjedhur një qeveri që do të mendojë dhe punojë për ta. Shqipëria meriton më shumë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion