Gjykata e Lartë refuzon kërkesën, Ervin Salianji mbetet në burg!

Aktualitet

Gjykata e Lartë refuzon kërkesën, Ervin Salianji mbetet në

Gjykata e Lartë rrezoi sot kërkesën e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me burg, duke e rrezuar ate.

Në seancën e kaluar më 9 tetor, mbrojtja e Salianjit u tërhoq nga kërkesa për shtyrjen e vendimit të ekzekutimit të dënimit me burg, pasi objekti i kërkesës nuk qëndronte më me dorëzimin e ish-deputetit.

Avokati i Salianjit, Ledio Braho, duke folur për mediat pas përfundimit të seancës së 9 tetorit tregoi edhe detaje në lidhje me mënyrën se si ish-deputeti i PD po përballon burgimin.

“Salianji është i qetë. Zgjodhi vetë të dorëzohej.


Të gjithëve kur u kufizohet liria, kanë problematikat e veta, por duke qenë se po vuan një dënim politik ai do të çojë deri në fund. Nga Gjykata e Lartë pretendojmë pezullimin e vendimit të Apelit”, u shpreh ai.

“Presim vendimmarrje nga Gjykata e Lartë që do të gjykohet më 15 tetor. Mjeti procedural aty është i arsyeshëm për t’i gjykuar dhe presim një vendimmarrje nga Gjykata e Lartë, presim pezullimin.

Salianji ka bërë një denoncim publik. Vendimi i Gjykatës së Apelit ende nuk është zbardhur, nuk i dimë arsyet pse u la në fuqi vendimi i shkallës së parë. KQZ nuk e ka hequr mandatin e deputetit Salianji, presim vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë”, tha avokati i tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion