Radhë kilometrike në Kapshticës, dogana greke punon me numër të kufizuar sportelesh!

Aktualitet

Radhë kilometrike në Kapshticës, dogana greke punon me numër

Një radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kapshticës, ndërsa raportohet se drejtuesit kanë rreth 1 orë që presin të kalojnë. 

Dhjetëra mjete presin për të kaluar drejt shtetit grek pasi kanë pasur disa ditë pushim lidhur me një festë që shënohet si E hëna e Pastër. Mësohet se pala shqiptare po punon me 5 sportele ndërsa nga ana tjetër, pala greke më e ngadaltë me vetëm 3 sportele.

Emigrantët e kthyer pak ditë më parë në Atdhe, po kthehen sërish në Greqisë, por numri i lartë i mjeteve ka bërë të krijohet radhë në këtë doganë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion