VIDEO/ E rëndë në Shkodër! Turisti bie në humnerë, niset me helikopterin "Black Hawk" drejt Spitalit të Traumës
Lajmifundit
/
2 Shtator 2026, 20:09
Aktualitet

Helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore kreu një operacion kërkim-shpëtimi në fshatin Kaprre, Njësia Administrative Shalë, Shkodër, pas rënies në humnerë të një turisti, i cili po eksploronte zonën së bashku me katër turistë të tjerë.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionalizmit të ekipeve të shpëtimit, turisti u nxor nga humnera.
Ai kishte pësuar frakturë në këmbë dhe, pas evakuimit, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Katër turistët e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.


