Ra nga çatia e Kishës në Korçë pak ditë më parë, ndërron jetë në spital prifti Kristaq Viso

Aktualitet

Ra nga çatia e Kishës në Korçë pak ditë

Prifti i Korçës ka ndërruar jetë ditën e sotme, si pasojë e plagëve të marra nga një aksident i ndodhur më 19 maj. Ai ishte rrëzuar nga çatia e kishës teksa po punonte për të hequr disa tjegulla dhe llamarina.

Lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta Kristaq Viso e ka bërë me dije Mitropolia e Shenjtë Korçë.

"Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso!

Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve! I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirin e tij me shenjtorët në gjirin e Avramit në Mbretërinë e Qiejve!

Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, paraisë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar!", shkruan në Facebook Mitropolia e Shenjtë Korçë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion