Burri qëllon veten me armë në një qendër tregtare, plagoset edhe një vajzë

Bota

Burri qëllon veten me armë në një qendër tregtare,

Një burrë ka humbur jetën dhe një vajzë është plagosur pas një incidenti me të shtëna që ndodhi në një qendrën tregtare Fairgreen, në qytetin Carlow, rreth orës 18:15.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se burri ka qëlluar veten me armë zjarri dhe vajza është plagosur lehtë në këmbë dhe ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje, pa pasur nevojë për të shkuar në spital.

Pas incidentit, qendra tregtare u evakuua menjëherë dhe në zonë është vendosur një kordon sigurie. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikës, ndërsa një helikopter fluturon sipër vendit.

ME TE LEXUARAT