"Ra nga 10 metra lartësi", policia sqaron rrethanat si humbi jetën Arben Tafaj, ish-kandidat i PD për deputet

Aktualitet

"Ra nga 10 metra lartësi", policia sqaron rrethanat si humbi

Ish-kandidati i PD për deputet Arben Tafaj, ish kryetar i Shoqates Tirana, personalitet i njohur, ndërroi jetë tragjikisht rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit pasi aksidentalisht ka rënë nga 10 metra lartësi.

63-vjeçari nga plagët e marra nga rënia nuk ka mundur të mbijetojë.

Ne lidhje me ngjarjen, reagoi edhe policia, permes nje deklarate per media ku thekson se Tafaj ka rene nga lartesia ne banesen e tij.

Njoftimi i policise:

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, sipas njoftimit të policisë.

Ne lidhje me ngjarjen kane reaguar personalitete te njohura ne vend:

Kryebashkiaku Erion Veliaj:

I hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arben Tafaj, kryetar i shoqatës “Tirana” dhe një nga zërat më të zëshëm për komunitetin tonë, me zemër të madhe e mik i vyer për shumë njerëz që e njohën.

Ikja e Arbenit është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë, por për të gjithë qytetin e Tiranës. Ngushëllime të sinqerta familjes Tafaj dhe të afërmve të tij!

Lulzim Basha: 

Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Arben Tafajt, politikan dhe kontributor i palodhur në shërbim të Tiranës, komunitetit dhe traditës së kryeqytetit, që e deshi fort dhe e promovoi me çdo ditë të punës së tij.
Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e shumtë. U gjendem pranë në këtë humbje të madhe dhe u them se duhet të ndihen krenarë për kujtimin dhe trashëgiminë që la pas Arbeni. U prehtë në paqe!

Jorida TABAKU:

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të Arben Tafajt.

Një lajm i trishtë pasi ai ishte një shembull frymëzues për përkushtimin dhe dashurinë e tij për Tiranën dhe Shqipërinë. Me zemër të madhe, punoi pandërprerë për ta ruajtur dhe ngritur lart emrin e qytetit tonë, duke mos kursyer asgjë për të promovuar historinë dhe të ardhmen e saj.

Largimi i tij është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe të dashurit e tij, por për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.

Do ta mbaj mend të gëzuar e të qeshur, ashtu si ishte kur ma mblidhte në sofrën e madhe tironse, duke përcjellë gjithmonë dashuri dhe ngrohtësi.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve në këtë moment kaq të vështirë. Qoftë shpirti i tij i qetë dhe emri i tij i paharruar!
Zoti ju dhëntë forcë dhe durim për të përballuar këtë dhimbje!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion