“I ke mbjellë tre herë flokët, por s’të mbijnë se e ke asfalt kokën”, Noka-Shalsit: Prandaj nuk bën replikë doktori me ty

Politikë
“I ke mbjellë tre herë flokët, por s’të

Deputeti Flamur Noka i ka kthyer “një përgjigje” Eduart Shlasit, në vend të Sali Berishës, ndërsa tregon arsyen pse ky i fundit nuk replikon.

Noka: I kërkova doktorit të bënte replikë, nuk bëhet replikë me atë tha se është i vetmi që i ka mbjellë flokët dhe e ka asfalt kokën, prandaj nuk i mbijnë as flokët, nuk ka mend ky njeri. Asfalt kokën. Je i vetmi që tre herë i ke mbjellë flokët dhe nuk të mbijnë se e ke kokën rrafsh.

Në vlerësimin tonë si PD, minimumi jetik megjithëse i përcaktuar si terminologji në legjislacionin tonë është i padefinuar. Jemi i vetmi vend që nuk e përcaktojmë minimumin jetik. Ju aq shumë i doni të varfrit, sa i shtoni ata. Minimumi jetik, normë ligjore. Vjen si aplikim në çdo vend të botës i një metodologjie.

Diskriminon shtresat e varfra që ‘sulltan Surreli’ thotë se do i ketë në konsideratë. Sipas bankës botërore, kufiri minimal i varfërisë është 6.7 dollarë. Shqipëria e ka 0.6 dollarë. A e kuptoni çfarë diskriminimi i bëhet kësaj shtrese?

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion