Qytetari hedh bast në protestë: Më 1 Tetor, shqiptarët do ta hedhin Edi Ramën në kosh të mbeturinave

Një qytetar bëri një “parashikim” në protestë se kur do të largohet kryeministri Edi Rama nga qeveria ndërsa revolta kundër tij vijon.
Qytetari tha se është një “parashikues i vogël”, ndërsa shtoi se më 1 tetor, shqiptarët do ta hedhin atë në kosh të mbeturinavce.
“Jam një parashikues i vogël. Nuk jam si Baba Vanga apo Nostradamus por me 1 tetor Ramën do ta hedhin qytetarët në kosh të plehrave.”, tha ai.
Prej 73 ditësh vijojnë protestat e “Revolucionit të Flamingove” kundër qeverisë së Edi Ramës.
Protestuesit janë rikthyer sërish në rrugë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre.
“Rama, jep dorëheqjen” është një nga thirrjet kryesore të protestuesve, ndërsa në protestë vijojnë të përsëriten mesazhet kundër qeverisë dhe mënyrës së qeverisjes.


