Manastirliu nxjerr shifrat: Më shumë se 155 mijë vaksinime anticovid, nuk do ndalemi
Lajmifundit
/
1 April 2021, 20:05
Aktualitet

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaron se janë vaksinuar 155 mijë e 463 persona, deri ditën e sotme që është dita e pestë e vaksinimit masiv.
Në një postim në “Facebook”, Manastirliu thekson se fushata “Shqipëria buzëqesh” nuk do të ndalet deri sa qytetari i fundit të jetë vaksinuar.
“Nuk do të ndalemi me fushatën #ShqipëriaBuzëqesh, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar ???????? *Më shumë se 155 mijë vaksinime anticovid ✅
#ShqipëriaBuzëqesh????????????????”, shkruan Manastirliu.



