U denoncua për përvetësim fondesh, shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha

Aktualitet

U denoncua për përvetësim fondesh, shkarkohet drejtori i Teatrit

Qeveria shkarkon nga detyra drejtorin e Teatrit Kombëtar, Altin Basha.

Vendimi për shkarkimin e Altin Bashës u mor në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave.

Altin Basha akuzohet se ka shpërdoruar fondet e Teatrit Kombëtar.

Sipas akuzës Basha kishte punësuar si kostumografe bashkëshorten e tij për shfaqen “Vojçek” dhe e kishte paguar atë 11 milionë lekë për kostumet e kësaj shfaqje, rreth 840 mijë lekë për veshjet e çdo aktori.

Gjithashtu  ipas akuzës kanë dalë edhe emra fiktivë, të cilët janë paguar sikur të kenë qenë pjesë e Teatrit.

Pas skandalit që shpërtheu për fondet e Teatrit Kombëtar nën drejtimin e Altin Bashës, reagoi edhe ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ministria  lajmëroi asokohe  ngritjen e një grupi të posaçëm që do të zhvillonte  hetimet për Teatrin Kombëtar për të vërtetuar të gjitha pretendimet e ngritura.

“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka ndjekur me vëmendje, sikurse me shqetësim, zhvillimet e fundit mbi kronikat e transmetuara nga një emision investigativ lidhur me menaxhimin në Teatrin Kombëtar.

Për të garantuar transparencën dhe përgjegjshmërinë institucionale, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, më datë 23.12.2024 ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për të inspektuar situatën dhe aludimet e ngritura lidhur me disa aspekte të produksionit në Teatrin Kombëtar”,  thuhej në njoftimin zyrtar nga ministria.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion