Qëlluan me armë pas parakalimit në aksin Durrës-Tiranë, arrestohet shoferi

Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Alban Domin, 46 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga i cili u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti tjetër.
Ngjarja ndodhi më 3 gusht 2025 në autostradën Durrës-Tiranë, pas një sherri për parakalim mes dy automjeteve.
Sipas policisë, personi që qëlloi me armë është shtetasi E. D., i cili është shpallur në kërkim, ndërsa Alban Domin dyshohet për përfshirje në këtë ngjarje si shoferi i automjetit nga ku u qëllua.
Autoritetet po punojnë intensivisht për të dokumentuar përgjegjësinë e tij penale dhe për kapjen e E. D.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës për veprime të mëtejshme.


