Qëlloi për vdekje 50-vjeçarin, autori shfaq çrregullime para hetuesve

Aktualitet

Qëlloi për vdekje 50-vjeçarin, autori shfaq çrregullime

26-vjeçari Julian Gjoshi është dorëzuar në polici ditën e sotme pasi dyshohet se qëlloi për vdekje me armë zjarri Alfred Dedjan ditën e djeshme në Ndroq.

Grupi hetimor dyshon nga hetimet e deritanishme se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta mes autorit dhe viktimës gjatë kohëve të fundit.

Mësohet se Gjoshi ka shfaqur çrregullime gjatë dorëzimit të tij tek autoritetet.

Sa i përket armës së krimit, ajo është sjellë në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë nga avokati i 26-vjeçarit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion