EMRI/ Qarkullonte me armë zjarri në qytet, pranga 23-vjeçarit në Bajram Curr

Një 23-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës nga policia në Tropojë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai u kap i armatosur teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, ai kishte qëlluar më parë me armë zjarri në ajër. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit me municion luftarak dhe automjetin.
“Tropojë/ Qarkullonte me armë zjarri pistoletë në qytetin e Bajram Currit, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari. Nga verifikimet rezultoi se 23-vjeçari i armatosur e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu, ky shtetas kishte qëlluar më parë, me armë zjarri, në ajër.
Sekuestrohen arma e zjarrit me municion luftarak dhe automjeti. Strukturat e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie në qytetin e Bajram Currit. Për këtë rast u arrestua shtetasi:
-A. Gj., 23 vjeç, banues në Bajram Curri.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Bajram Currit, duke qarkulluar me automjetin tip “Benz”, ku gjatë kontrollit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak.
Nga kryerja e testit të alkoolit, 23-vjeçari rezultoi në gjendje të dehur. Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. Gj. ka qëlluar në ajër, me armën e zjarrit që e posedonte pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


