Qëlloi me armë në drejtim të një makine, shpallet në kërkim "i forti" i Bulqizës, Fadil Ternova

Aktualitet

Qëlloi me armë në drejtim të një makine, shpallet

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar në Bulqizë, shpallet në kërkim autori, Fadil Ternova. Policia ka vënë në pranga 20-vjeçarin, Xhoni Sollaku.

"Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të hetimeve të thelluara për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi F.T., 36 vjeç, banues në Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar të shtetasit A.P.

Në vijim të veprimeve, është bërë arrestimi i shtetasit Xhoni Sollaku, 20 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ka ndihmuar autorin Fadil Ternova, për tu larguar nga vendngjarja.", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion