Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika paraqitet në SPAK

Aktualitet

Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika paraqitet në SPAK

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika është paraqitur në SPAK. Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.

Xhika është arrestuar më 2 shkurt të vitit 2018 gjatë kohës që ka qenë drejtor i ARRSH lidhur me abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan. Ai në hetim për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre”.

Damian Gjiknuri, ministër i Transporteve në atë kohë, kallëzoi në prokurori, abuzimet financiare që ishin bërë nga ish-drejtuesit e ARRSH në rrugën Tiranë-Elbasan.

Vitin e kaluar Gjiknuri, tha se ky skandal kulmoi me arrestimin e ish-drejtorit të ARRSH, Dashamir Xhika dhe dy zyrtarëve të tjerë ndaj të cilëve në përfundim u pushuan hetimet, kurse gjykata urdhëroi gjetjen e fajtorëve”.

Xhika dhe ish-zyrtarët e tjerë morën pafajësi në gjykatën Penale, por në vendim thuhej se ishte kryer abuzim dhe duhet të hetohej për të gjetur përgjegjësit.

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion