Qëlloi me 5 plumba kryeministrin sllovak, agresori pendohet dhe i kërkon falje: Nuk doja ta vrisja

Aktualitet

Qëlloi me 5 plumba kryeministrin sllovak, agresori pendohet dhe i

Agresori i kryeministrit sllovak Robert Fico, Juraj Cintula, ka pranuar se ka qëlluar në drejtim të kryeministrit më 15 maj dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda, por ka deklaruar se nuk ka tentuar ta vrasë kreun e qeverisë, por ka dashur “thjesht ta plagosë”.

Mediat në Sllovaki publikuan shpjegimin e vendimit me të cilin gjykata urdhëroi ndalimin e Cintulas të shtunën, në të cilin thuhet se ai tha se atij i vinte keq dhe i kërkoi falje kryeministrit.

“Ai e kupton se ka vepruar në mënyrë të papranueshme, se nuk është dashur ta lëndojë Ficon. Askush tjetër nuk e dinte se çfarë po planifikonte”, thuhet në shpjegimin e vendimit të Gjykatës Speciale Penale në Pezinok.

Ai tha se ka vendosur të shkojë në Handlova kur ka mësuar se atje do të mbahet mbledhja e qeverisë sllovake, me politikën e së cilës ai nuk është dakord.

Në atentatin e para disa ditëve Fico pësoi lëndime të rënda në stomak dhe në gjymtyrë. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Banska Bistrica në gjendje kritike dhe iu nënshtrua dy operacioneve, ndërsa tani ndodhet në gjendje të qendrueshme.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion