Ankth në shtëpinë e 61-vjeçarit në Lezhë, dhunojnë familjarët dhe i grabisin banesën

Aktualitet

Ankth në shtëpinë e 61-vjeçarit në Lezhë,

Një rast grabitje është raportuar në Lezhë. Informacionet e para bëjnë me dije se gjatë natës në fshatin Spiten, persona ende të paidentifikuar kanë grabitur banesën e shtetasit Gj.D, 61- vjeç. Mësohet gjithashtu se autorët kanë dhunuar familjarët e tij.

Gjatë natës në Lezhë, në fshatin Spiten, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e Gj.D, 61 vjeç për të vjedhur dhe kanë dhunuar familjen tij.  Policia ka treguar se familjarët kanë tentuar që të ndalojnë grabitjen dhe kjo ka shtyrë autorët të përdorin dhunë mbi kryefamiljarin dhe pjesën tjetër të familjes.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion për çfarë është grabitur në banesë. Familjarët aktualisht ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

ME TE LEXUARAT