Vrasja e presidentit të Haitit, “Zonja e Parë” rrëfen për herë të parë tmerrin: Ata ma morën

Bota

Vrasja e presidentit të Haitit, “Zonja e Parë” rrëfen

Ka reaguar për herë të parë, Zonja e Parë e Haitit, Martine Moïse, pasi bashkëshorti i saj, presidenti Haitian Jovenel Moïse u vra në shtëpinë e tij. Përmes një postimi në Tëitter, ajo shkruan se gjendja e saj fizike është e mirë. “Unë jam gjallë me hirin e Zotit, por kam humbur burrin tim Jovenel. Sa hap e mbyll sytë, mercenarë erdhën në shtëpinë time dhe goditën burrin tim me plumba.

Pas 25 vitesh martesë ata e morën burrin tim nga unë. E dija që hyrja në politikë nuk do të ishte e lehtë. Ne duhet të vazhdojmë luftën. Jovenel ishte për njerëzit. Ata e vranë sepse ai donte të ndryshonte vendin. Ne duhet të ngrihemi dhe të vazhdojmë luftën... ai po luftonte për ne, dhe ne duhet të vazhdojmë të luftojmë për të”, shkruan ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion