Pushuesi nga Kosova mbytet në plazhin e Shëngjinit
Lajmifundit
/
31 August 2021, 18:34
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë, ka ndodhur sot rreth orës 17:25, ku një i moshuar nga Kosova është mbytur në plazhin e Shëngjinit.
Lezhë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:25, në plazhin e Shëngjinit, Lezhë, dyshohet se është mbytur në det shtetasi J.B., 76 vjeç, banues në Kosovë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


