Punonjësit po saldonin disa tubo për vaditje, shpërthen zjarr i madh në Patos
Lajmifundit
/
20 Qershor 2025, 14:16
Aktualitet

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në Sheqishtë të Bashkisë Patos, por fatmirësisht zjarri është shuar shpejt, pa u përhapur dhe shkaktuar dëme të mëtejshme.
Por në fillim ka krijuar panik.
Gjatë saldimit të disa tubove që po përdoreshin në kuadër të investimit të bordit të kullimit për të marrë ujë nga Këneta e Kurjanit për vaditjen e tokave bujqësore, ato janë përfshirë nga flakët, të cilat janë përhapur me shpejtësi, duke mbuluar gjithë zonën me re të zeza tymi.
Përllogaritjet paraprake flasin për 150 metra tubo linear të shkrumbuar totalisht me diametër 1.5 metra.


