Punonjësi vdiq pasi e zuri korenti, policia vë në pranga administratorin e kompanisë në Mirditë

Aktualitet

Punonjësi vdiq pasi e zuri korenti, policia vë në pranga

Policia e Mirditës ka bërë të mundur sot arrestimin e 34-vjeçarit, Fatjon Reçi, me detyrë administrator në një kompani interneti, pasi akuzohet për ‘shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë’, për shkak se ditën e djeshme, në fshatin Sheshaj, Mirditë, shtetasi Aurel Dedaj, 34 vjeç, duke punuar për shtrimin e kabllorit për kompaninë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Mirditë, Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. R., 34 vjeç, banues në Rrëshen, me detyrë administrator në një kompani interneti.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj, Mirditë, shtetasi A. D., 34 vjeç, duke punuar për shtrimin e kabllorit për kompaninë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion