Sulmuan të riun dhe qëlluan me armë zjarri, arrestohet 52-vjeçari në Shijak, në kërkim dy familjarët e tij

Aktualitet

Sulmuan të riun dhe qëlluan me armë zjarri, arrestohet

Policia e Durrësit ka arrestuar një 52-vjeçar dhe shpallur në kërkim dy të rinj, që kanë lidhje familjare me të arrestuarin, pasi kanë goditur me sende të forta një persona dhe kanë qëlluar me armë zjarri në Shijak.

Sipas uniformave blu, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta shtetasin D. Gj., 25 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, Durrës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup, ndërsa gjatë largimit nga vendngjarja dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri në Shijak, duke prishur qetësinë publike.

Në pranga ka rënë shtetasi Astrit Keçi, si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Xhulio Keçi dhe Kleart Keçi, pasi kanë goditur shtetasin Denis Gjeci.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë 25-vjeçari Fabian Calliku dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, Amadeo Calliku, pasi kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion