“Punon për shkatërrimin e vendit”/ Protestuesi: Rama sa herë i vjedh votat, bëhet më i egër me këtë popullin

Aktualitet

“Punon për shkatërrimin e vendit”/ Protestuesi: Rama sa

Në protestë e 41 qytetarët nuk heqin dorë nga revoltët. Ata kanë dalë sërish në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës.

“Edi Ramën kur e kanë kapur lakuriq, e kanë nxjerrë paparacët apo e ka bërë vetë?

Sa prova besnikërie ka dhënë që ka shkuar kaq lart, se sa më lart të shkosh aq më shumë prova ke lënë? Tmerri i Edi Ramës janë ata që i di përgjigjet.

Kush ka dosjet e shantazhit ata e tmerrojnë atë. Ai e urren popullin, sa herë fiton zgjedhje shpall një fushatë duke i sulmuar, bën terror.

Ai e urren këtë popull, sa herë i vjedh votat bëhet më i egër me këtë popull. Jo vetëm që ka marrë para nga vjedhja e këtij populli por edhe për sabotimin e tij. Nuk kemi siguri, nuk kemi ushtri, nuk kemi shëndetësi nuk kemi arsim”, tha ai.

ME TE LEXUARAT